Lëndohen dy persona nga një aksident në Prishtinë

Kronikë e zezë

Lëndohen dy persona nga një aksident në Prishtinë

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Të përfshirë në këtë aksident ishin një veturë dhe një motoçikletë.

Lajmin për aksidentin në qendër të Prishtinës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti e një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat