“Ja q* krejt robtë” – Rrahje masive edhe në Ferizaj

Kronikë e zezë

“Ja q* krejt robtë” – Rrahje masive edhe në Ferizaj

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 22:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grup të rinjsh janë parë duke u rrahur sonte në Ferizaj. Më konkretisht tek qendra “Village”.

Siç shihet edhe nga pamjet rrahjet kanë ndodhur grupe e grupe.

Lexuesit kanë thënë se dy nga të rinjtë kanë qenë nga qyteti i Suharekës derisa dikush është dëgjuar duke thënë “Hajdeni edhe njëherë Ferizaj guxofshi”.

Për rastin, media ka kontaktuar edhe policinë në Ferizaj për të parë nëse kanë ndërmarrë ndonjë veprim, të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, një rrahje ka ndodhur mbrëmë në magjistrale Prishtinë-Ferizaj në lagjen Veternik. Aty rrahja dyshohet se ndodhi për shkak parkingut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat