UÇK-isti nga Londra rrah 4 policë, arrestohet më pas

Kronikë e zezë

UÇK-isti nga Londra rrah 4 policë, arrestohet më pas

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Një person po pretendon se është rrahur nga policët derisa ishin duke e arrestuar të shtunën në rrugën “Bajram Latifi” në kryeqytet.

Sh.M thotë se gjatë një mosmarrëveshjeje që pati me komshiun e tij ndërhyri policia për t’i ndarë por sipas Sh.M, situata eskaloi e policia përdori sprej në sy e ky u detyrua të shtyjë policët për t’u vetëmbrojtur, katër prej të cilëve u lënduan.

E më pas ata, sipas tij, thirrën përforcime për ta arrestuar atë dhe përdorën dhunë çka i shkaktuan lëndime të mëdha trupore.

Një gjë të tillë e mohuan policët, por nuk dhanë detaje më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat