E dehur, gruaja nga Mitrovica e rrah një burrë dhe një tjetri ia dëmton veturën

Kronikë e zezë

E dehur, gruaja nga Mitrovica e rrah një burrë dhe një tjetri ia dëmton veturën

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Një grua e cila ishte nën ndikimin e alkoolit e ka rrahur një burrë në Mitrovicë.

E njëjta po në këtë gjendje, ia ka dëmtuar veturën një burri tjetër.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare nën ndikim të alkoolit ndërkohë e njëjta i ka dëmtuar veturën një mashkulli  tjetër kosovar.

Palët nuk janë intervistuar pasi që gjenden nën ndikim të alkoolit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat