Mashtroi se dy persona me armë ia vodhën rreth 1 mijë euro, arrestohet punëtori i postës së shpejtë

Kronikë e zezë

Mashtroi se dy persona me armë ia vodhën rreth 1 mijë euro, arrestohet punëtori i postës së shpejtë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Një burrë, punëtor i postës së shpejtë, ka raportuar në polici se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës i kishin vjedhur gati njëmijë euro, derisa ishte në veturën e tij, të hënën rreth orës 9 e 20 në fshatin Mazgit të Obiliqit.

“Ankuesi mashkull  kosovar punëtor i postës së shpejtë, ka raportuar se derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parsh prej 970€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, ku është arrestuar.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat