E kërcënonte të dashurën dhe ia rrah babanë, arrestohet

Kronikë e zezë

E kërcënonte të dashurën dhe ia rrah babanë, arrestohet

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të hënën rreth orës 14 në Graçanicë, pasi dyshohet se në vazhdimësi e kishte kërcënuar të dashurën e saj në rrjete sociale dhe ia kishte rrahur babanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi kishte kanosur viktimën femër kosovare, që ajo të jetë në lidhje me të.

I dyshuari kishte sulmuar babanë e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat