Vrasja e 22 vjeçarit në Lipjan, të dyshuarit ende në arrati

Kronikë e zezë

Vrasja e 22 vjeçarit në Lipjan, të dyshuarit ende në arrati

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 11:33
Ilustrim

Një 22-vjeçar me inicialet D.G u vra të premten në një lokal në Lipjan, ndërsa dy të tjerë u plagosën, por të dyshuarit për këtë janë ende në arrati.

Sipas Policisë, vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes disa personave, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.

Persona që dyshohen për këtë rast janë ende në arrati. Kështu tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast, është duke vazhduar ndërmarrja e veprimeve hetimore në mënyrë intensive. Të dyshuarit ende gjenden në arrati”, tha Ulaj.

Për vrasjen e 22-vjeçarit dhe plagosjen e dy të tjerëve janë deklaruar edhe nga Policia përmes raportit 24 orësh të së shtunës.

“VRASJE E RËNDË & LËNDIM I RËNDË TRUPOR-Rr. L. Prizrenit, Lipjan 05.08.2022-23:40. Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali. Dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhej në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat