Operacioni “goditja”, policia konfiskon rreth 30 kg marihuanë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Operacioni “goditja”, policia konfiskon rreth 30 kg marihuanë në Prishtinë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 15:00
Droga e konfiskuar

Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë, ka kanë zbatuar operacioni policor ‘goditja’, që ka rezultuar me arrestimin e një personi.

Në zbatim të operacionit policor, në fshatin Mramor të Prishtinës, është ndaluar një veturë me targa vendore.

Policia, gjatë kontrollit të veturës të cilën e ngiste kosovari N.N., (viti i lindjes 1988) ka gjetur dhe konfiskuar 27 kg. e 600 gr., substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Sipas Policisë, po ashtu janë sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 euro dhe 320 dinar (monedha serbe).

“Për veprimet lidhur me rastin është lajmëruar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore të Prishtine dhe me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është kryer kontroll te shtëpia e të dyshuarit (në fshatin Badofc i Ri Graqanicë), por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë”, thuhet në kumtesën e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat