​Arrestohet një person në Gjakovë për përdorim të armës

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person në Gjakovë për përdorim të armës

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

N.H dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Armën e kishte me leje por ajo iu sekusetrua.

Stacioni Policor në Gjakovë përmes linjës telefonike 192 ka pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Çamëria” në Gjakovë. Njësitet patrulluese nga Stacioni Policorë në Gjakovë, menjëherë ju janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin N. H., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1991 i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar me armën e tij që e kishte në posedim me leje.”, u bë e ditur në komunikatë.

Në cilësinë e provave materiale, siç infomroi Policia, u sekuestrua një pistoletë e tipit SIG Sauer me një karikator dhe 6 fishekë të kalibrit 9mm.

Lidhur me rastin u njoftua Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat