Përfitoi 60 mijë euro nga organizimi i bixhozit, kërkohet paraburgim për gjakovarin

Kronikë e zezë

Përfitoi 60 mijë euro nga organizimi i bixhozit, kërkohet paraburgim për gjakovarin

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata ndaj të pandehurit F.M., për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri F.M., nga data e pavërtetuar e deri më 02 gusht 2022, në një kafene në Gjakovë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit, organizon dhe merr pjesë në zhvillimin e veprimtarisë së lojërave të fatit – baste sportive, ku nga bastet e luajtura nga Sh. H., i pandehuri përfiton para në shumën prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro.

Gjithashtu, i pandehuri F.M., më parë e deri më 09 gusht 2022, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ku të njëjtat i janë konfiskuar nga ana e policisë.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit F.M., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat