Policia në Vërmicë e identifikon një veturë të falsifikuar

Kronikë e zezë

Policia në Vërmicë e identifikon një veturë të falsifikuar

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot e ka identifikuar një veturë të falsifikuar në pikën kufitare në Vermicë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa lënda për hetim i dorëzohet njësitit së auto krimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë.

“Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor Kufitar – Vërmicë sot rreth orës 15:00, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta në hyrjen nga Shqipëria për në Kosovë ka ndaluar një veturë të tipit Audi A3, me targa të Shqipërisë me drejtues D.K viti i lindjes 1989 shtetas i Shqipërisë”.

“Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë për kontroll më të detajuar”.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vërmicë, kanë bërë verifikimin më të detajuar të automjetit dhe pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ka ndërhyrje tek numri identifikues i veturës dhe dyshohet se janë bërë  ndërhyrje mekanike në numrin e sasisë së automjetit, si rrjedhojë vetura dyshohet të jetë e falsifikuar”.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa lënda për hetim i dorëzohet njësitit së auto krimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat