Arrestohet 32-vjeçari në Pejë, mashtroi me bileta të udhëtimit

Kronikë e zezë

Arrestohet 32-vjeçari në Pejë, mashtroi me bileta të udhëtimit

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Policia në Pejë ka arrestuar një 32-vjeçar me iniciale R.I., si i dyshuar pёr veprën penale “Mashtrim” me bileta.

Kjo pasi të paktën 18 persona kishin rënë viktimë e mashtrimit pasi të njëjtit kishin rezervuar bileta në të dy drejtime, vajte-ardhje, nga vende të ndryshme të Evropës për në Kosovë por i dyshuari me qëllim të përfitimit personal, iu ka rezervuar bileta vetëm për një drejtim.

Policia thotë se fillimisht të dielën e 7 korrikut ishin paraqitur tre persona si viktima të mashtrimit me bileta të udhëtimi, ndërsa më pas janë lajmëruar edhe 15 të tjerë.

Tё njëjtit deklarojnë se në afate tё ndryshme kohore nё vitin 2022, gjatё sezonit veror kanё rezervuar bileta tё aeroplanit vajtje-ardhje pёr ta dhe familjarët e tyre nga shtete tё ndryshme tё Evropёs pёr nё Kosovё. I dyshuari tё njëjtit i ka vёnё nё lajthitje me qёllim të pёrfitimit personal, duke iu rezervuar bileta vetёm nё njerin drejtim ndёrsa paratё iu ka marrё qytetarёve pёr dy drejtimet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas fillimit tё hetimeve nga Stacioni Policor Pejё, i dyshuari R.I., nuk ka qenё i qasshëm dhe ndёrkohё të hënën e 8 korrikut nga familjarёt e tij ёshtё paraqitur si person i zhdukur.

Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Pejё, të enjten, i dyshuari: R.I. i lindur me 1990, ёshtё arrestuar dhe i njejti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat