​Arrestohet nënshtetasi holandez pasi sulmoi policët

Kronikë e zezë

​Arrestohet nënshtetasi holandez pasi sulmoi policët

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Është arrestuar në Malishevë një person me nënshtetësi holandeze. Sipas policisë ai kishte urdhër arrest, por se gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.

Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar dhe policët kanë marrë tretman mjekësor.

Rr. Skenderbeu, Malishevë 11.08.2022-16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi Holandeze pasi ai kishte urdhër arrest nga gjykata, gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat