Ngjarje e rëndë: Një grua në Pejë vetëvritet duke konsumuar domestos

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë: Një grua në Pejë vetëvritet duke konsumuar domestos

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vitomericë të Pejës pasi një grua i ka dhënë fund jetës së saj duke konsumuar lëndë helmuese.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas informacionit nga Policia, bëhet e ditur se e ndjera pas konsumimit të domestos ka qenë me probleme shëndetësore dhe i është nevojitur trajtim mjekësor. E njëjta nga dje ka qenë nën kontroll të mjekëve në Spitalin Rajonal të Pejës.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar se viktima i ka dhënë fund jetës me preparate higjienike, domestos.

Vdekjen e saj e ka konstatuar Ekipi i Mjekësisë Ligjore, ndërsa trupi i pajete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat