Reshjet e shiut bëhen shkak për aksident në aksin Memaliaj-Mallakastër, plagosen disa persona

Kronikë e zezë

Reshjet e shiut bëhen shkak për aksident në aksin Memaliaj-Mallakastër, plagosen disa persona

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 20:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër në afërsi të fshatit Qesarat.

Shiu i rënë ka shkaktuar një varg përplasjesh të mjeteve në kthesen afër Qesaratit.

3 automjete janë përplasur dhe janë plagosur lehtë personat që ndodheshin brenda tyre. Po ashtu ka pasur dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat