Skenderaj, arrestohet personi i kërkuar me urdhër arrest nga Franca

Kronikë e zezë

Skenderaj, arrestohet personi i kërkuar me urdhër arrest nga Franca

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme policia në Skenderaj ka arrestuar një person i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se arrestimi i personit të kërkuar L. S., (33 vjeçar), shtetas i Republikës së Kosovës, është realizuar nga ana e zyrtarëve policorë pas verifikimit të bërë në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës.

Ku ndaj të njëjtit ka rezultuar që ka urdhër arrest aktiv ndërkombëtar i kërkuar nga shteti i Francës.

Pas procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat