​Arrestohen tre të dyshuar për rrëmbim e dhunim në Mitrovicë

Kronikë e zezë

​Arrestohen tre të dyshuar për rrëmbim e dhunim në Mitrovicë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 21:27
Ilustrim

Si rezultat i hetimeve intensive gjatë ditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar, shtetas të Kosovës, për veprat penale rrëmbim dhe dhunim.

Arrestimi i H. M. (20), G. B. (21) dhe B.M. (34) është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, se në orët e mbrëmjes të datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë, dy të dyshuarit e parë kanë rrëmbyer një 18-vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë duke i shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e të cilave viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Në kuadër të hetimeve të deritanishme hetuesit policorë, mbështetur në deklaratën shtesë të 18-vjeçares, kanë arritur të zbulojnë se ajo muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit nga B .M. (34), vepër kjo që nuk ishte raportuar nga viktima.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat