E rëndë në Fier/ "Benzi" përplas për vdekje kalimtarin, humb jetën 52 vjeçari

Kronikë e zezë

E rëndë në Fier/ "Benzi" përplas për vdekje kalimtarin, humb jetën 52 vjeçari

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 23:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Metaj, Fier ku drejtuesi i mjetit tip Benz ka përplasur për vdekje një 52 vjeçar.

Drejtuesi i mjetit i identifikuar si Ervis Koçi ka përplasur me mjetin e tij duke e lënë të vdekur 52 vjeçarin Bilbil Zaimi.

"Sot, rreth orës 22:00, në fshatin Metaj, Fier, shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Metaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin B. Z., 52 vjeç, banues në Metaj, i cili ka ndërruar jetë," njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat