Për 24 orë gjashtë raste të dhunës në familje

Kronikë e zezë

Për 24 orë gjashtë raste të dhunës në familje

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orë, ndërkaq shumica e rasteve ‘viktima të dhunës në familje’, janë gratë.

Sipas raportit, rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Pejë.

Prishtinë 14.08.2022-21:30. Është arrestuar një mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator dhe një fishek me gas. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 14.08.2022-11:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan  04.08.2022, 00:00. Me datën 14.08.2022 Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike, lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 14.08.2022-11:00. Është  arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare të njëjtën e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Prizren  13.08.2022, 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 13.08.2022-21:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat