Vrasje në tentativë në Obiliq, ja çka gjeti policia në vendngjarje

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Obiliq, ja çka gjeti policia në vendngjarje

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Dje në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, viktima mashkull, ka raportuar në polici se në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri, teksa i dyshuari me veturë është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja dhe viktima nuk ka pësuar lëndime, njofton policia.

“Me urdhër te gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar”, tha policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 15.08.2022-15:58. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij nga i dyshuari mashkull kosovar i cili nga vendi i ngjarjes është larguar me veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë (6) gëzhoja. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me urdhër te gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat