​Arrestohet një person pasi mashtroi një tjetër i’a mori 3 mijë euro për vizë punë

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person pasi mashtroi një tjetër i’a mori 3 mijë euro për vizë punë

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në Podujevë është arrestuar një person i cili dyshohet se e ka mashtruar viktimën duke i’a marrë 3.000 euro para për t’ia rregulluar një vizë pune.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 14.02.2022 – 19:00. Është arrestuar me 15.08.2022 i dyshuari mashkull kosovar i cili ka mashtruar viktimën mashkull kosovar duke i marrë 3000 € para për ti rregulluar një vizë pune.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar kështu policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat