Tre të lënduar nga aksidenti në segmentin Veternik-Bresje

Kronikë e zezë

Tre të lënduar nga aksidenti në segmentin Veternik-Bresje

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 15:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë në segmentin Veternik-Bresje, ku si pasojë tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 14:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat