Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Me datë 15.08.2022, rreth orës 15:00 , Stacioni Policor Suharekë nga një ankuese (femër) ka marr informacion se një i dyshuar është nis i armatosur në drejtim të ambulantes së fshatit në fshatin Studencan të Suharekës, për të sulmuar vëllain e saj.

Polica ka reaguar menjëherë dhe e ka lokalizuar të dyshuarin.

Gjatë bastisje së automjeti, në bagazh është gjet një pushkë gjysmë automatikë , ndërsa në gjepat e tij janë gjet katër fishek.

Pasi që është informuar prokurori me urdhër të tij, të njëjtit i është bastisë edhe shtëpia.

Në shtëpi i janë gjet 13 fishke dhe 8 krehër të fishekëve.

Arma, municioni dhe provat tjera janë sekuestruar , i dyshimti me urdhër të prokurori është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat