Një i vdekur ka mbetur si pasojë e një aksidenti.
Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Fsh. Qyshk, Pejë 16.08.2022 – 15:25. Një mashkull kosovar ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti, kur motoçikleta me të cilën ishin duke lëvizur ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shtyllë betoni.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.