Mbante 41 thika, policia arreston të dyshuarin

Kronikë e zezë

Mbante 41 thika, policia arreston të dyshuarin

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i janë sekuestruar 41 thika të llojeve të ndryshme, shufër metalike dhe gjashtë boksa.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari ishte duke i shitur si shitës ambulant në treg.

Qarshia e Gjatë, Pejë 16.08.2022 – 09:20. Një mashkull kosovar është arrestuar pasi nga i njëjti janë sekuestruar 41 thika të llojeve të ndryshme, shufër metalike dhe 6 boksa të hekurit që i dyshuari ishte duke i shitur si shitës ambulant në treg. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat