Arrestohet gjilanasi për përdorim të substancave narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet gjilanasi për përdorim të substancave narkotike

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti për Reagim të Shpejtë me datën 16.08.2022 gjatë një kontrolli rutinor ka ndaluar personin dyshuar Shqiptar Kosovar O.B. (1988) tek i cili janë gjetur tri qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuan në sasi prej 1.9 gram.

Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar nga i dyshuari për procedim të mëtejmë ligjor.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal ,, Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge’’ të procedohet për ne Prokurorinë Themelore Gjilan, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat