Shiste armë të ftohta, arrestohet pejani

Kronikë e zezë

Shiste armë të ftohta, arrestohet pejani

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një burrë në Pejë, pasi dyshohet se shiste armë të ftohta si shitës ambulant në treg.

Atij i janë sekuestruar 105 thika të ndryshme, tri shufra metalike, 11 boksa të hekurit dhe katër sprej.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë aksion policia e ka ndërmarrë pasi që kohëve tё fundit kanë ndodhur disa incidente ku tё miturit kanë përdorur armë tё ftohta, sprej dhe elektroshok dhe në shumicën e rasteve të dyshuarit kanë deklaruar se armët e përdoruara i kanë blerë në treg.

Njoftimi i policisë:

Meqenëse kohëve tё fundit kanë ndodhur disa raste incidente ku tё miturit kanë përdorur armë tё ftohta, sprej dhe elektroshok dhe ne shumicën e rasteve të dyshuarit kanë deklaruar se armët e përdoruara i kanë blerë në treg. Me datё 16.08.2022, nga Sektori Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, nё konsultim me prokurorin e shtetit ka marrё veprime taktiko-operative, ёshtё bёrё njё kontroll-bastisje nё “Qarshinё e Gjatё” dhe nga tezga (tavolina) e shitësit ambulant tani i dyshuar janё sekuestruar:

• Njёqind e pesё (105) mjete tё mprehta (thika) lloje tё ndryshme.

• Tri (3) shufra metalike

• Njёmbёdhjetё (11) boksa metalik

• Katёr (4) OC Sprej dhe

• Njё (1) elektroshok

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt. Policia e Kosovёs nё vazhdimësi do tё bёj sekuestrimin e mjeteve tё ndaluara me ligj, tё cilat rrezikojnë sigurinё e përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat