Kanosi tri herë një femër, policia arreston 33-vjeçarin në Ferizaj

Kronikë e zezë

Kanosi tri herë një femër, policia arreston 33-vjeçarin në Ferizaj

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj mbrëmë ka arrestuar një mashkull pasi për tri herë radhazi kishte kanosur një femër.

Personi me inicialet N.G i moshës 33 vjeçar, kishte kanosur për të tretën herë gruan B.M e moshës 21 vjeçare.

“Policia të dyshuarin e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore” thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat