​Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë në aheng

Kronikë e zezë

​Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë në aheng

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari për veprën penale “Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, në fshatin Bellacërkë të Rahovecit.

Në vazhdën e hetimeve lidhur me informatën e pranuar nga një qytetarë përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë”, zyrtarët policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin K. P., lindur në vitin 1992, shtetas i Republikës së Kosovës i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar

“Rahovec, 17 gusht 2022 -Stacioni Policor në Rahovec, në vazhdën e hetimeve lidhur me informatën e pranuar nga një qytetarë përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë”, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin K. P., i lindur në vitin 1992, shtetas i Republikës së Kosovës i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar me datën 11.08.2022 në fshatin Bellacërkë-Rahovec.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe një karikator të cilën e posedonte në mënyrë të paautorizuar dhe që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në rastin në fjalë. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat