​Dy persona arrestohen pasi dyshohen për zhdukjen e një personi

Kronikë e zezë

​Dy persona arrestohen pasi dyshohen për zhdukjen e një personi

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Janë ndaluar dy persona lidhur me rastin e zhdukjes së personit me inicialet B.R. Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Me rastin e arrestimit të këtyre dy personave janë sekuestruar edhe disa prova materiale të cilat do të shërbejnë për procedurë të mëtutjeshme penale, thuhet mes tjerash në njoftimin e prokurorisë.

“Prishtinë, 18 gusht 2022 – Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ndaluar dy (2) persona lidhur me rastin e zhdukjes së personit me inicialet B.R. Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se dy (2) personat janë ndaluar për veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 të KPRK-së.

Po ashtu, me rastin e arrestimit të këtyre dy personave janë sekuestruar edhe disa prova materiale të cilat do të shërbejnë për procedurë të mëtutjeshme penale.

Gjithashtu, kjo prokurori njofton opinionin publik se në këtë çështje penale, është duke punuar me seriozitetin maksimal dhe me të gjitha kapacitetet që disponon, si dhe në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat