​Policia ndaloi babain që godiste vajzën e mitur në Prizren

Kronikë e zezë

​Policia ndaloi babain që godiste vajzën e mitur në Prizren

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 19:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas postimit të një video-incizimi që ishte shpërndarë në rrjetet sociale, Policia e Kosovës ka arritur të siguroi prezenca e viktimës së mitur dhe të dyshuarit të rastit, i cili është babai i saj.

Rasti kishte ndodhur më 18 gusht në Prizren, ku një i dyshuar i panjohur godiste me shuplake një vajze të mitur dhe e tërheqë për krahu. Policia thotë se me të marrë ketë informacion, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren, kanë marrë veprime në drejtim të identifikimit të personave të përfshirë në video.

“Pas veprimeve hetimore është arrit të sigurohet prezenca e viktimës së mitur dhe të dyshuarit të rastit, i cili është babai i saj. Nga e dëmtuara e mitur është marrë deklarate me shkrim në prezencën e punëtores së Qendrës për Punë Sociale dhe është dërguar për ekzaminim mjekësor. Është marrë deklarata nga i dyshuari, i cili ka pohuar se në video-incizimin e shpërndarë në rrejtët sociale është ai dhe vajza e tij.

Në lidhje me rastin dhe të gjeturat është informuar prokurori kujdestar / departamenti për krime të përgjithshme, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dyshuarit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat