​Dy të moshuar arrestohen për vjedhjen e disa veturave

Kronikë e zezë

​Dy të moshuar arrestohen për vjedhjen e disa veturave

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 19:49
Ilustrim

Një 66 vjeçar me inicialet Sh. N, si dhe një 56 vjeçar me inicialet C.P janë arrestuar sot në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në disa raste të vjedhjeve të veturave.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar dy persona për disa raste të vjedhjeve të veturave.

“Hetuesit policor personave të dyshuar u kanë gjetë dhe sekuestruar pajisje për hapjen dhe ndezjen e veturave, të cilat dyshohet të jenë përdorur në rastet në fjalë.

Personat e dyshuar C.P, mashkull, 56 vjeç dhe Sh.N, mashkull, 66 vjeç pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat