Një i arrestuar, një në kërkim për depon në Yrshek. U sekuestruan armë, municione, mjete e fenelina policie

Kronikë e zezë

Një i arrestuar, një në kërkim për depon në Yrshek. U sekuestruan armë, municione, mjete e fenelina policie

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 20:26
Pamje nga aksioni

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i policisë së Tiranës që çoi në zbulimin e depos së armëve në Yrshek.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi Kujtim Çaushi dhe është shpallur në kërkim shtetasi Erlind Çaushi.

Gjatë kontrollit të këtij ambienti, janë gjetur e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale:

- 2 granta hedhesë të lehtë kundratank

- 2 mitraloza të lehtë

- 1 automatik ak-47

- 1 snajper me dylbi

- 2 silenciator

- 9 granata të llojeve të ndryshme

-  sasi e konsiderueshme municioni luftarak

-  3 automjete, njëri prej tyre i blinduar

- 3 motora pa targa

- 1 jet ski

- 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja

- 1 paruke

- 2 fenelina policie

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat