Arsenali i armëve në magazinë, 62-vjeçari ishte arrestuar dhe në 2017, ju gjet një pistoletë “Glock”

Kronikë e zezë

Arsenali i armëve në magazinë, 62-vjeçari ishte arrestuar dhe në 2017, ju gjet një pistoletë “Glock”

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 20:54
Ilustrim

62-vjeçari, Kujtim Çaushi, i cili u arrestua sot nga policia e Tiranës pasi në magazinën e tij gjeti arsenal armësh dhe municionesh nuk është person i panjohur për uniformat blu.

Ai është arrestuar dhe në janar të 2017 për armëmbajtje pa leje.

Policia ushtroi kontroll në banesën e tij pas informacioneve të marra në rrugë operative se dispononte armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtuar në pjesën e prapme të banesës së tij, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Glock”, me një krehër dhe 13 fishekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat