Këta janë dy hajnat e veturave që u arrestuan në Fushë-Kosovë, dyshohet se vodhën mbi 20 automjete

Kronikë e zezë

Këta janë dy hajnat e veturave që u arrestuan në Fushë-Kosovë, dyshohet se vodhën mbi 20 automjete

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

Qytetarët ishin në hall nga dy persona të cilët po bënin kërdi me vjedhjen e veturave në të gjitha qytetet e Kosovës. ‘Egjeli’ i veturave u arrit që të arrestohen sot, pas një pune hetimore prej disa muajsh nga Policia e Kosovës.

Mësohet se dy të arrestuarit janë një shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Shefik Nexhipi, 66-vjeçar dhe një shtetas serb, Ceodimit Paunoviç, 56-vjeçar.

Burimet kanë bërë të ditur se vetëm nga fillimi i qershorit deri në fund të korrikut, janë raportuar pesë raste të vjedhjeve dhe vjedhje në tentativë të veturave.

Nexhipi dhe Paunoviç dyshohet se të gjitha vjedhjet i kanë bërë në bashkëkryerje, ku nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, shihet se Paunoviç e shoqëronte Nexhipin deri te vetura që ishte cak për t’u vjedhur, e ai më pas me mjete të modifikuara hapte dhe e merrte veturën.

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në vendbanimet e të dyshuarve, ku janë fjetur dhe sekuestruar pajisjet e modifikuara për vjedhjen e veturave, një veturë, para të gatshme, telefon mobil e rroba të cilat janë përdorur gjatë kryerjes së veprës.

Pas arrestimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘Vjedhje e rëndë’ dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat