​Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e Benik Lajqit i akuzuar për fajde

Kronikë e zezë

​Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e Benik Lajqit i akuzuar për fajde

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Policia po kërkon Besnik Lajqin, i cili sipas njoftimit akuzohet për veprat penale fajde dhe detyrim.

Lajqi është i lindur në fshatin Malaj të Rugovës dhe policia po kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Kërkesa e policisë:

Pejë, 19 gusht 2022 -Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• BESNIK (Bajram) LAJQI i lindur me 07.04.1984 në Malaj- Rugovë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

• “Fajde” dhe

• “Detyrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

- E-mail adresa: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat