Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe 4 të lënduar

Kronikë e zezë

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe 4 të lënduar

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si rezultat i një vetëkasidenti të ndodhur sot rreth orës 13:30 në kilometrin e 56-të autostradës më saktësisht në drejtimin Vermicë-Gjurgjicë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke treguar se policia dhe njësitet tjera kanë dalë tashmë në vendngjarje.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku.

Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat