Pamje nga aksidenti tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku vdiq një person

Kronikë e zezë

Pamje nga aksidenti tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku vdiq një person

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 18:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë në një vetëaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ky aksident ka ndodhur në kilometrin e 56-të të autostradës, konkretisht në drejtimin Vermicë-Gjurgjicë.

Sipas fotografisë, shihet që aksidenti ka qenë i rëndë, dhe makina ka përfunduar poshtë rrugës.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat