Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 21:25
Ilustrim

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj.

Policia Rajonale e Ferizajt, sot rreth orës 00:30 të mëngjesit kishte pranuar një informacion se në fshatin Bibaj, saktësisht në restorantin " Hib Petrol" në Ferizaj ishte një rast i lëndimit trupor, ku dy persona R.U ( M/K) i moshës 22 vjeçar dhe Q.A ( M/K) i moshës 24 vjeçar kishin pësuar lëndime trupore nga dy persona, të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa dy të lënduarit për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, ndërsa i lënduari R.U  për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj i kishte marr veprimet e nevojshme dhe në rast ishin kyçur policët hetues, të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.

Policët hetues pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të infomacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit dhe vendodhjen e tyre dhe sonte rreth orës 20:30 kanë arrestuar dy të dyshuarit me inicialet F.H (M.K) i moshës 21 vjeçar dhe L.M (M/K) i moshës 23 vjeçar, të cilët më pas i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Lëndim i rëndë trupor".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat