Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve  

Kronikë e zezë

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve  

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:47
Pamje nga aksioni

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Sot, rreth orës 15:30, hetuesit e policisë të stacionit në Ferizaj, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Gjilanit,  kanë kryer një bastisje në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj.

Policia tek i dyshuari, personi me inicialet R.M ( M/K) i moshës 16 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka konfiskuar një armë të zjarrit ( gjysmë automatike) pa fishkë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore,  ndërsa rasti është cilësuar " Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat