Po konsumonin drekën në shtëpi/ Babai shqiptar godet me pjatë djalin: Nuk punon

Kronikë e zezë

Po konsumonin drekën në shtëpi/ Babai shqiptar godet me pjatë djalin: Nuk punon

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Ndodh shpesh herë që mes prindërve dhe fëmijëve ka zënka për arsye të ndryshme.

Shumë nga prindërit dhunojnë fizikisht dhe psikologjikisht fëmijët e tyre kur nuk arrijnë të gjejnë një punë, të krijojnë një familje, apo kur nuk mësojnë në shkollë.

Një rast i tillë është regjistruar në një familje në Mramor të Prishtinës.

Konkretisht një 53-vjeçar është denoncuar në polici nga i biri pas një zënke me njëri-tjetrin në shtëpinë e tyre kur po konsumonin drekën.

Për një moment babai i ka sulmuar me pjatë djalin pasi ky i fundit nuk punon dhe nuk sjell të ardhura në shtëpi.

Pas sherrit policia u shkoi në shtëpi për të ndalur zënkën, ndërsa mori nën hetim kryefamiljarin e shtëpisë, pra babain që dhunoi djalin dhe do të hetohet për “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat