Arrestohet një person në Gjilan, bashkëjetonte me të miturën

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjilan, bashkëjetonte me të miturën

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Një person (shtetas i Serbisë) me urdhër të gjykatës është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën “bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 15 korrik rreth orës 14:00, në Gjilan.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, me 23.09.2022,  me urdhër të gjykatës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat