Një person në Suharekë gjersa punonte lëndoi fizikisht një fëmijë

Kronikë e zezë

Një person në Suharekë gjersa punonte lëndoi fizikisht një fëmijë

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se përderisa ishte duke punuar ka lënduar një fëmijë, të cilit fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF në Suharekë, e më pas është dërguar në QKUK, në Prishtinë ku edhe është duke vazhduar tretmanin mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, në Suharekë.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ishte duke punuar ka lënduar një fëmijë, të cilit fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Suharekë, e  më pas  është dërguar në QKUK Prishtinë ku edhe vazhdon tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat