Plagoset me thikë 41-vjeçari në Himarë

Kronikë e zezë

Plagoset me thikë 41-vjeçari në Himarë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar është plagosur me thikë këtë të diel në Himarë.

Shtetasi Serxhio Shatolli është paraqitur në spital i plagosur dhe ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, rrethanat e së cilit mbeten ende të paqarta.

Ndërkohë, në Bilisht është shkrumbuar totalisht nga flakët automjeti në pronësi të shtetases Deizi Arapi.

Arapi është bërë e njohur herën e fundit për konfliktin me policinë e këtij qyteti, ku edhe me pas u arrestua nga forcat e komisariatit.

Kjo është hera e dytë që Arapit i digjet makina në derën e shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat