Gjobë ndaj shoferit për tejkalim shpejtësinë

Kronikë e zezë

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim shpejtësinë

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 09:30
Ilustrim

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 00:32 të mëngjesit ka ndaluar shoferin me automjetin e  udhëtarëve,  i cili në rrugën " Bajram e Gursel Sylejmani ’’ në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë ,ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 152 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.A (M/K) i moshës 26 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse  heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë  direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat