Dy të lënduar nga një vetaksident në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy të lënduar nga një vetaksident në Prishtinë

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Këtë bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës për Prishtinën.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”,ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat