Rrahu gruan, arrestohet bashkëshorti në Viti

Kronikë e zezë

Rrahu gruan, arrestohet bashkëshorti në Viti

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Viti personin me inicialet A.E. (1974) për dyshim se ka kryer dhunë ndaj bashkëshortes së tij S.E. (1989).

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit SIG e kalibrit 9 milimetra, një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9 mm.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngrihet kallëzim penal për veprat penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe dhunë në familje.

I dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat