Dy persona u sulmuan fizikisht nga punëtorë të një lokali në “Rrugën B”

Kronikë e zezë

Dy persona u sulmuan fizikisht nga punëtorë të një lokali në “Rrugën B”

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Dy burra nga Prishtina kanë pranuar dje tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo pasi në “Rrugën B” janë sulmuar fizikisht nga dy punëtorë të një lokali.

Në raportin e policisë thuhet se është arritur të arrestohet njëri nga të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat