Katër aksidente shkaktohen në rrugën Prishtinë-Pejë, shkak moti me shi

Kronikë e zezë

Katër aksidente shkaktohen në rrugën Prishtinë-Pejë, shkak moti me shi

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Katër aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, për shkak të motit me shi.

Policia njofton se në njërin aksident i cili ka ndodhur në fshatin Koreticë, e ku janë përfshirë dy kamionë, nuk ka persona të lënduar.

“Në ora13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në këtë aksident nuk ka persona të lënduar”, tha zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Tutje, ai ka bërë të ditur se në afërsi kanë ndodhur edhe tri aksidente tjera.

“Në njërin nga aksidentet, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me këto raste”, ka thënë tutje Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat