Arrestohet një i moshuar në Pejë, dyshohet se rrahu të renë

Kronikë e zezë

Arrestohet një i moshuar në Pejë, dyshohet se rrahu të renë

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Një i moshuar në Pejë ka përfunnduar në ndalim policor pasi që dyshohet se ka kryer vepren penale “Dhunë në familje”.

Ai dyshohet se ka rrahur renë e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se i moshuari u ndalua për 48 orë.

“Po, një i moshuar dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” dhe ka përfunduar në ndalim policor për 48 orë” – tha ai.

Siç raporton media, i dyshuari është i moshës 74 vjeçare.

I njëjti thuhet se i ka kërkuar gruas së djalit të tij të largohet nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat